Gjoka humbjen ne Kukes ja faturon gjyqtarit Hamiti

0
788

Pas ndeshjes, trajneri Gjoka u shpreh se në humbje ndikuan edhe mungesat gjithashtu ai një pjesë të humbjes ia faturon edhe gjyqtarit kryesor. Sipas shkodranëve, Hamiti duhej të akordonte një 11-metërsh në favor të tyre.

“Nuk ishte vetëm çeshtja e mungesës së Vuçajt, por kishim edhe mungesa të tjera që ndikuan në këtë ndeshje. Ndaj Kukësit vështirësia rritet akoma më shumë, megjithëse ne u përpoqëm për të bërë mirë në këtë takim. Sa i përket pretendimit për penallti nga ana e Sukaj, në këtë rast Hamiti ka vjedhur djersën e futbollistëve të mi. Me rastin e penalltisë së Sukajt që nuk na u dha, nga ndërhyrja e Allës, ne mund të kishim barazuar.”

Tekniku i shkodranëve shton se: “Ne tashmë jemi një skuadër e re dhe ajo penallti e mohuar do të hapte lojën. Unë mendoj se po të analizojmë ndeshjen dhe ta ndajmë në dy pjesë, kemi gabuar fillimisht vetëm në markimin e Shametit. Goli i shënuar nga Kukësi fillimisht ishte aftësi e Shametit. Kishim rastet tona me anë të Sukajt, por pa mundur t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë kemi bërë diçka më mirë.”

Vllazninë e pret një tjetër sfidë e veshtire, ku ndeshjen e rradhës do e luajë në shtëpi me Skendërbeun

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here