Permbytja zgjerohet, KESH-i preferon heshtjen, Asnje nga drejtuesit nuk ka sqaruar publikisht per shkarkimet

0
926

Ka qene si asnje dite tjeter e ketyre 3 javeve te fundit,  me prezence uji ne zonen e Neshkodres kjo e hene !…. Kolektoret ne dy anet e rruges Shkoder – Velipoje dhe kanalet ne tokat e Trushit dhe Berdices duket se nuk mund te mbajne me uje, ne kushtet kur jo te gjitha tombinat, urat dhe lidhjet e tyre jane te zhbllokuara….. Kjo eshte arsyeja qe aty ketu uji ka rrethuar edhe shtepi,ne Trush….

Me poshte duket se kolektoret funksionojne me mire dhe u duhet te perballojne edhe ujin qe buron nga aurrelat e Shirqit 3 kliometra, duket përmbytur toka te mbjella deri ne ne Trush…..  Prezenca e ujit eshte e larte edhe tek ura ku fillon rruga per ne Dajç…. Nga dy anet e  superstrades per tek Ura e Gjolulit, sipërfaqja e tokes se përmbytur eshte rritur. Kjo duket qarte edhe nga rrethimi me uje i stacionit te pompave te ujit te pijshem…..

Ata qe e njohim mire kete zone, nuk çuditen me kete permbytje, pasi gjithçka ne Mali i Kolaj eshte kthyer kenete dhe duket se gryka qe e ka percjelle ujin per ne Vilu, eshte e bllokuar ! Kjo eshte e nje rendesie te veçante pasi ka shërbyer per te evaduar nje pjese te mire te ujerave te fushes se Nenshkodres, por  eshte lene prej dekadash ne meshire te fatit dhe nuk funksion me ! I larte eshte niveli i ujit edhe ne Mali i Jushit prane argjinatures se Torovices, pjesa fundore e fushes se Nenshkodres ku kufizohet me Lezhen….

Zona tjeter e Bushatit dhe deri ne Vau Dejes duket se nuk ka ndonje kercenim nga permbytjet. Nderkohe KESHI eshte detyruar ta shtoje kuoten e shkarkimeve, per shkak te prurjeve te shumta ujore ne kaskaden e Drinit. Por ndonse flitet per shkarkime 1000 meter kub uje ne sekond nga tuneli i Zadejes se Hidrocentralit Vau Dejes, çuditërisht nga drejtuesit e KESH-it po heshtet ne kete situate, kur duhej te ndodhte e kundërta. Asnjeri prej tyre nuk ka denjuar qe te sqaroje publikisht per nivelin e shkarkimeve dhe menaxhimin e prurjeve ujore ! Qofte edhe per te mbrojtur punen e tyre ne kete atmosfere mjaft debatuese ne Shkoder per shkak te permbytjeve, nuk kane marre mundimin te shfaqen publikisht !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here