Senca gjyqësore e kryebashkiakut të Lezhës, ja cfarë deklarate bën Frrokaj.,..

0
1393

 

Ndërsa pret që Gjykata e Lezhës të marrë vendimin ndaj tij, kryebashkiaku i PD Fran Frrokaj i ka habitur të gjithë me deklaratën që askush s’e priste.

Ai nuk ka thënë gjysmë fjalë për akuzën që i rëndon për tjetërsimin e pronave në bregdet por ka kërkuar të ndërhyhet menjëherë për situatën e motit të keq. Konkretisht Frrokaj i ka kërkuar nënkryetares së Bashkisë Lezhë t’i shkruajë një shkresë komitetit të emergjencave që të ndërhyhet në rrugën e Kalasë Lezhë për rrëshqitjen e dherave.

Para pak minutash ka nisur seanca gjyqësore për kryebashkiakun demokrat dhe 11 zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për tjerësim pronash në zonën e Ranës së Hedhme. Ndërsa Frrokaj ndodhet tashmë në sallën e gjyqit përballë togave të zeza. Siç shihet nga pamjet krybashkiaku duket mjaft i qetë në pritje për të marrë vendimin. Kujtojmë se më herët gjykata ka dhënë masën “arrest me burg në mungesë” për Fran Frrokajn. Ndërsa pritet që sot të bëhet rivlerësimi i masës së sigursë ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here