Felaj: Efektivat e Gardës së Republikës në Vetting si e gjithë Policisa e Shtetit

0
682
Deputetja e PS Ermonela Felaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, gjatë një vizite tek Garda e Republikës, tha se ky institucion do të kalojë në vetting, si e gjithë Policia e Shtetit. Felaj u shpreh se ky process do ta depolitiziojë institucionin ndërsa përmendi edhe të kaluarën ku theksoi se  nuk duhet të përsëriten kurrë ngjarje si ajo e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.

Efektivat e Gardës së Republikës do të kalojnë në Vetting si e gjithë trupa e Policisë së Shtetit. Kryetarja e Komisnit të Sigurisë, Ermonela Felaj, gjatë një vizite në ambientet e Gardës, e shoqëruar edhe nga anëtërët e tjerë të këtij komisioni tha se vettingu do të ndihmojë veç të tjerash edhe depolitizimin e institucionit.

Felaj: Instrumenti më i ri ligjor që po ofrojmë së fundi ai i vettingut edhe në radhët e gardës së bashku me policinë e shtetit do të shërbeje që pjesë e gardës të jenë njerëz që kanë integritet të lartë profesional dhe moral.

Më tej Felaj përmendi edhe vrasjet e 21 janarit të vitit 2011 duke apeluar që episode të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Felaj: Duhet të jetë sa më e depolitizuar. Shembulli më flagrant që unë i referohem është ai i 21 janarit ku garda u keqpërdor dhe u keqpërdor në mënyrën më të ulët të mundshme sepse u vranë qytetarë të pafajshëm që drejtohet kundër pushtetit. 

Ligji i vettingut në Policinë e Shtetit u miratua në Kuvend para pak ditësh dhe parashikon kalimin në sitë të afro 13 mijë efektivëve, ku një pjesë prej tyre i përket trupës  së Gardës së Republikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here