Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Negociatat me Greqinë, Sourani: Vullnet politik për të arritur sukses

Negociatat me Greqinë, Sourani: Vullnet politik për të arritur sukses

0
653

Ambasada greke bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit, diplomatë, politikanë dhe personalitete të artit dhe kulturës në pritjen e organizuar me rastin e festës kombëtare.

Pa pranuar të komentoj asgjë konktrete diplomatja greke Eleni Sourani  theksoi me bindje se ka vullnet të dyanshëm për të zgjidhur çështjet në pritje.

Eleni Sourani: Dy qeveritë tona janë në proces të çuarjes së marrëdhënieve në një nivel më të lartë, duke u drejtuar çështjeve në pritje dhe duke hequr kështu steriotipet dhe paragjykimet e pabaza, të cilat nuk i lënë potencialet e pashfrytëzuara të marrëdhënieve tona të lulëzojnë. Unë jam e bindur se me angazhimin e fortë dhe vullnetin politik të të dyja vendeve ne mund të arrijmë rezultatin e suksesshëm në këtë proces.

Në pritjen e organizuar nuk munguan as element të traditës popullore greke.

Më 25 mars 1821 Greqia ishte ndër të parët vende të rajonit që u çlirua nga pushtimi Osman dhe kjo ditë u kthye në festë kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here