Raporti i FMN: Emigarcioni po varfëron Shqipërinë, koha për të zbatuar reformat…

0
611

 

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria shqiptare rritje më të shpejtë ekonomike për të rritur standartet e jetesës dhe për të ulur varfërinë, duke e vënë theksin tek reformat thelbësore institucionale.

Deklarata zyrtare është bërë sot nga FMN pas një misioni që ka filluar në datën 7 mars dhe u mbyll sot me deklaratën finale.

“Për të tërhequr më shumë investime dhe për të pasur konvergjencë më të shpejtë, Shqipëria duhet të adresojë shumë pengesa strukturore” thuhet në deklaratën finale.

E drejta e pronës dhe një system gjyqësor ineficent dhe i korruptuar, vazhdojnë e mbeten pengesat më të madha për tërheqjen e investimeve, sipas FMN.

Mungesa e lidhjeve infrastrukturore, informaliteti I lartë, vështirësia e aksesit në financa si dhe kapitali i dobët njerëzor dëmtojnë konkurrencën, thotë deklarata.

“Adresimi i këtyre sfidave bëhet më kritike për shkak të ngadalësimit të rritjes së investimeve dhe rritjes produktive që shihet në Shqipëri dhe përgjatë evropës, pas krizës financiare globale. Këto sfida të rritjes po përkeqësohen nga emigrimi i lartë nga Shqipëria. Tani është koha për të zbatuar reformat për të përmirësuar klimën e investimeve, për të inkurajuar rritjen dhe për të rritur mundësitë për punësim” thuhet në përfundim të deklaratës së FMN, nxjerrë vetëm para pak minutash.

Në deklaratën finale theksohet se Shqipëria ende është në process rritjeje ekonomike, ndryshe nga rajoni. Klima makroekonomike dhe politike është e qëndrueshme.

“Vendimmarrësit duhet të përdorin këto kohëra të mira për të nxitur reformat që duhet të zbusin rreziqet që vijnë nga borxhi i lartë publikdhe detyrimet e kushtëzuara si dhe kreditë me problem në sektorin financiar; por dhe për të forcuar potencialin afatmesëm të rritjes ndaj një klime të vështirë për investime me informalitet të lartë dhe sundim të dobët të ligjit” thuhet në deklaratën e FMN.

Prioritetet kyce sipas FMN janë: avancimi i konsolidimit fiskal; rritjen e efikasitetit të shpenzimeve në investime publike; forcimi i kuadrit institucional për mbikqyrjen e sistemit banker dhe zgjidhjen e kredive me problem si dhe duke hequr pengesat në mjedisin e biznesit dhe investimeve përmes reformave kundër korrupsionit.

“Këto përpjekje do të hapin më shumë ekonominë për të pasur mundësi rritjeje dhe të ndihmojë Shqipërinë të afrohet me BE e të sigurojë standarte më të larta jetese për popullsinë shqiptare” thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here