Friday, April 26, 2024
Home Kronika Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet një tjetër i kërkuar në Rinas

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet një tjetër i kërkuar në Rinas

0
842

Një prej të kërkuarve për tjetërsimin e pronave ne Shengjin është arrestuar nga policia.

Në pranga ka përfunduar Lekë Frroku, i cili është arrestuar në Rinas.

Ai po lëvizte me një automjet tip ML.

Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun, një zonë shumë pak e shfrytëzuar.

Kryetari i Bashkise se Lezhes, nenkryetari, drejtoresha e Hipotekes dhe 5 zyrtaretë tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e 16 marsit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhërarresti për 23 persona gjithsej.

Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here