Saturday, May 11, 2024
Home Aktualitet Ministrja Xhaçka takon banorët e përmbytur në Anën e Malit: Prioritet evakuimi!

Ministrja Xhaçka takon banorët e përmbytur në Anën e Malit: Prioritet evakuimi!

0
988

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura në Anën e Malit dhe në Dajç. Ajo ka takuar edhe banorët, ku ka theksuar se prioritet është evakuimi i tyre në rast rreziku dhe i bagëtive.

Xhaçka tha se ndodhen pranë banorëve prej ditës së parë.

Xhaçka: Mbi 550 efektivë të FA 24 /24 në shërbimin tuaj. Bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qendrore vendore dhe banoreve më i rëndësishmi. Prioritet mbetet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë. Çdo strukturë të mbaj përgjegjësitë e saj. Shqetesimi juaj edhe i yne. Bashke me ju do punojme per kapercimin e situates aktuale dhe per gjetjen e nje zgjidhje afatgjate.

Ajo tha se gjatë gjithë ditës së sotme është punuar për mbrojtjen e argjinaturës së Çasit, ndërsa theksoi se janë vendosur 2000 thashë në argjinaturën Pentarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here