Një peticion prej 70 mijë firmash e detyroi Bashkimin Europian të shqyrtojë nëse ndryshimi i orës në pranverë dhe vjeshtë duhet të vijojë të aplikohet.
Sipas atyre që e kundërshtojnë, zhvendosja e akrepave me një orë është bërë me qëllim kursimin e energjisë gjatë Luftës së Dytë Botërore por statistikat tregojnë se kursime të tilla nuk kanë ndodhur. Ata madje shprehen se ndryshimi i orës ndikon për keq te njerëzit dhe kafshët.
Por megjithë kërkimet e bëra, nuk ka rezultuar që ndryshimi i orës ka efekte negative në shëndetin e njeriut.
Kështu akrepat do të zhvendosen me një orë para, edhe këtë pranverë. Data e ndërrimit të orës është 25 marsi. Kur ora të shkojë 02:00 akrepat do të zhvendosen para me një orë, pra 03:00.