Basha: Mosshpallja emergjences, veper penale, “Rama do te mbaje pergjegjesi, prokuroria te hetoje KESH”

0
697

 

Nga mbledhja e emergjencave civile të bashkisë Shkoder, ku ishin të pranishëm vetëm strukturat e kësaj njësie vendore dhe deputetët e djathtë, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoj qeverisë të shpallë emergjencen civile. Ai akuzoj kryeministrin Rama se po bën një shkelje penale, dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.

Shkaktari i vertetë i asaj që po ndodh në këto zona është KESH, ndaj të cilit kërkoj që prokuroria të nisë një hetim për keqmenaxhim të kaskadës.

Basha falenderoj të gjitha organizmat që po ndihmojnë këto banorë, duke ritheksuar se edhe një festë po të zgjasë 15 ditë bëhet e lodhshme, e jo më një përballje e tillë me ujin.

Pas mbledhjes Basha doli në terren për të parë nga afër pasojat që ka shkaktuar kjo përmbytje. Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, duke mos përbërë më risi, edhe ndaj situatave emergjente politika vepron e ndarë. Në dy ditët e fundit është shtuar në terren prezenca e ministrave dhe përfaqesuesve të lartë të politikes, duke treguar se tashmë ndonëse jo e shpallur nga qeveria, situata në këto zona mbetet emergjente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here