Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika I shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga shkodranit 22 vjeçar të kërkuar në...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga shkodranit 22 vjeçar të kërkuar në Itali

0
1585

Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Samel Brankaj banues në Shirokë i cili do të ekstradohet në Itali, pasi akuzohet për tre vepra penale.

“Gjykata e Torinos/Itali, me vendim Nr.SIEP 722/2017, datë 20.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike” të parashikuara nga nenet përkatëse të legjislacionit penal Italian”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here