Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të inspektojë zonat e përmbytura në Shkodër. Basha pritet të mbërrijë në Shkodër rreth orës 11:15 të ditës së sotme për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve, ndërsa do shoqërohet nga drejtuesit lokalë.
Ndalesa e parë e kryedemokratit do jetë në Dajc, ku pritet të ketë edhe një prononcim për mediat.
Kujtojmë se kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe opozita kërkojnë shpalljen e emergjencës në Shkodër, por qeveria e ka refuzuar.