Kreu i Pd, Basha në Shkodër, do të ndjekë nga afër situatën në zonat e përmbytura…

0
1381

Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të inspektojë zonat e përmbytura në Shkodër. Basha pritet të mbërrijë në Shkodër rreth orës 11:15 të ditës së sotme për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve, ndërsa do shoqërohet nga drejtuesit lokalë.

Ndalesa e parë e kryedemokratit do jetë në Dajc, ku pritet të ketë edhe një prononcim për mediat.

Kujtojmë se kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe opozita kërkojnë shpalljen e emergjencës në Shkodër, por qeveria e ka refuzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here