Ndëshkimi i parë nga vetingu.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Vendimi u dha pak minuta më parë: “Bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z.Fatos Lulo dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Bungo kryesuese, Etleva Ciftja, relatore, Brunilda Bekteshi, anëtare vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Fatos Lulo. “
Lulo nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar.
Avokati Ardian Visha deklaron: Do apelojmë vendimin.
Cdo te ndodhe?
Deri ne vendimin e Kolegjit te Apelit Fatos Lulo do te jete i pezulluar. Nese Kolegji i Apelit do te vendose dhe ai shkarkimin atehere ai do te jete i shkarkuar perfundimisht.