Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Shpallja e emergjencës të bëhet një orë e më parë

0
633

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel qeverisë që të shpallë sa më parë gjendjen e emergjencës në zonat e përmbytura në Shkodër.

Në një dalje për mediat, kryetri i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se çdo minutë që kalon është faj i madh publik.

Vasili: Çdo minutë e kaluar, jo vetëm rëndon situatën atje, por e ngarkon me përgjegjësi penale dhe të pakapërcyeshme qeverisjen dhe qeveritarët, kryeminstrin dhe ministrat e tij, të cilët jo vetëm janë inekzistent, por nuk presidozojnë asnjë instrument ligjor dhe marrje përgjegjësish përpara qytetarëve të cilët po dëmtohen dhe po shkatërrohen ekonomikisht. Koha nuk pret më.Duhet reaguar tani. Çdo minutë që kalon është faj i madh publik, dhe pse jo një faj i pashlyeshëm penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here