Video mesazhi i Bashes:Vetëm qeveria nuk e sheh këtë gjendje…

0
1138

Kreu i PD Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër ku ka vizituar familjet e përmbytura e ka zhvilluar një takim me strukturat e PD e autoritetet lokale.

I veshur e mbërthyer deri në fyt, mes shiut, nën çadër, Basha nuk ka përtuar të regjistrojë edhe një video selfie nga terreni.“Trush, më emergjencë se kaq nuk mund të ketë dhe prapë kjo është kriminale dhe është hakmarje dhe është një gjendje prej 15 ditësh. Tani kanë filluar edhe rreshtjet e dëborës. Kështu është gjendja në 5000 hektarë dhe janë 800 shtëpi të izoluara. Tani do ikim në Dajc. Vetëm qeveria nuk e sheh këtë gjendje. Këta njerëz kanë vetëm mbështetjen e bashkisë”, tha Basha në video-mesazh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here