Zvicra mbështet Shqipërinë, ja sa milionë lekë ka dhënë për punësimin e të rinjve…

0
858

 

Qeveria zvicerane do të japë një grant prej 8.2 milionë euro për të mbështetur programet për decentralizimin, zhvillimin lokal dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Lajmin e bëri me dije ambasada Zvicerane në Tiranë.

Zvicra do të ofrojë financim dhe mbështetje teknike në fushat e qeverisjes dhe ekonomisë, tha ambasada në një deklaratë, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve midis kreut të bashkëpunimit me Evropën Lindore në ministrinë e jashtme zvicerane, Ruth Huber dhe zëvendëskryeministres shqiptare Senida Mesi.

Dy javë më parë u zbulua strategjia për 2018-2021 e asistencës së qeverisë zvicerane në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Strategjia përfshin disa projekte që direkt ose indirekt kontribuojnë në përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Sipas strategjisë, asistenca zvicerane do të fokusohet në fusha të tilla si institucionet legjislative – këshillat e parlamentit dhe komunave, efiçienca e energjisë, punësimi, qeverisja demokratike dhe kujdesi shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here