Përmbytjet, bashkia Shkodër: Situata e njëjtë, 5003 ha tokë nën ujë…

0
856

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 5003 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1795 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. ​Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. ​Kalimi eshte pothuajse i pamundur. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka ​prezence uji.
Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ​ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Ka mungesa te energjise elektrike ​pothuajse ne te gjitha fshatrat.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur ​kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre ​te vazhdueshme.
Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben ​furnizimin e banoreve me uje te pijshem. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është ​totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem me ​mjetet e saj , ​autobot.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha ​fshatrat.
Nevojitet furnizimi me uje te pishem dhe pako ushqimore per banoret.
Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e ​gjalle.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme.
Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur ​kalimin.
Bashkia Shkoder po ben te mundur nderhyrjen ne argjinaturen e Çasit. Bashkia Shkoder ka ​bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.
Nga ererat e forta ka pasur demtime te shtyllave elektrike dhe mungon energjia ne fshatrat Ganjolle dhe Juban.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. ​Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka ​bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here