Ish-avokati i Ramës do të kontrollojë policët, emërohet në krye të SHÇBA

0
606

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka emëruar në një post shumë të rëndësishëm një ish-gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër. Ai do të drejtojë strukturën që merret me hetimin e punës së Policisë së Shtetit.

Po kush është në të vërtetë Agim Hysi i cili është emëruar nga kreu i dikasterit blu në këtë post të rëndësishëm?

Më herët ai ka qenë pjesë sistemit të Drejtësisë dhe është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ne vitin 2002 për shkelje të rënda që nuk janë të pranueshme për një punonjës të sistemit të drejtësisë.

Agim Hysi në vitit 2002 ka marrë nga KLD masën e rëndë atë të ‘shkarkimit nga detyra’.

Sipas mediave të kohës thuhet se ai u shkarkua nga detyra, sepse kishte liruar persona të arrestuar që kishin grabitur me armë dhe trafikantë droge.

Për këtë arsye, ai është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Hysi ka apeluar vendimin deri në Gjykatës e Strasburgut për t’i rikthyer në detyrë por një kërkesë e tillë është rrëzuar.

Para pak vitesh ai është emëruar në Avokaturën e Shtetit edhe pse një emërim i tillë u denoncua si i paligjshëm

Ky është përshkrimi i punës së ish-gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës, Agim Hysi. Ai u dërgua në Strasburg që të mbronte ligjin e pronave nga avokatura e shtetit edhe pse i shkarkuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitit 2002, dhe i emëruar me vendim të Avokates së Përgjithshme të Shtetit Alma Hicka duke shkelur kështu rregulloren e emërimit në detyrë të Avokatëve të Shtetit, rregullore që përjashton kategorikisht emërimin e personave që janë shkarkuar me një vendim të autoritetit të lartë, siç është edhe në këtë rast Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here