Në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3300 Ha.

0
693

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3300 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1250 ha.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar. Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.
Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 130 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,​pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Dajç në sasinë 15.1 t koncentrat dhe 8.8 t bar i thatë për fshatin Belaj.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1100 ha.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 300 bidona ujë të pishëm në lagjen Teluke dhe në shkollat e njësisë, dhe 10.4 t koncentrat bazë ushqimore për gjënë e gjallë në fshatin Oblikë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit Oblika 2 dhe po punon tek Oblika 1.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 480 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit.
Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 310 Ha tokë :
Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.
Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka ​bërë të mundur furnizimin e banorëve me 650 bidona ujë të pishëm në ​fshatrat Ças dhe Luarz dhe po vazhdon ne fshatrat e tjerë të njësisë.

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 65 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 30 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë .
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 95 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.​
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. ​Në këtë moment 18 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka ​bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve ​të dëborës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 220 t
2. Bar i thatë 300 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here