Shpallen listat,ja kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve

0
963

Pas një procesi transparent të të gjithë hapave për testimin e infermierëve, Ministria e Shëndetësisë shpalli sot listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve.
Pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, u shpallën listat përfundimtare për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurojnë në 4 qarqe.
Testimi i parë do të zhvillohet të shtunën datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.
Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.
Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here