Tuesday, April 30, 2024
Home Kronika Masakroi shqiptarin me grushte e shqelma, greku: Ishin vetëm një tërheqje veshi

Masakroi shqiptarin me grushte e shqelma, greku: Ishin vetëm një tërheqje veshi

0
655

Një 24-vjeçar grek e ka pësuar keq, pasi ka dhunuar rëndë një të ri shqiptar. Përleshja e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löëwenstrasse. Mësohet se 29-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik 24-vjeçar me shtetësi greke, i cili banonte në Dübendorf.

Të enjten ai doli përpara gjykatës për veprën penale të ushtrimit të dhunës. Ai kishte qëlluar shqiptarin me grushta në fytyrë, duke e shtrirë përtokë. Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb, si dhe mori tronditje në tru. Për këtë është shpallur fajtor 24-vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë përleshjes kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar, shkruan “albinfo”.

“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”
Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24-vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje. Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur “vetëm tërheqje veshi”, dhe sipas tij shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta.

Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për kërcënime dhe lëndime trupore me tre vjet burg. Gjithashtu do dëbohet nga vendi për shtatë vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here