Tuesday, May 7, 2024
Home Aktualitet Opozita proteston sot me biznesin e vogël për TVSH, Ahmetaj mbledh gazetarët

Opozita proteston sot me biznesin e vogël për TVSH, Ahmetaj mbledh gazetarët

0
507

Opozita do të jetë sot në protestën e biznesit të vogël për ti mbështetur në aksionin e tyre kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Për këtë arsye, Basha mblodhi mbrëmjen e djeshme kryesinë grupin parlamentar të PD-së. LSI nuk ishte e pranishme.

Në përfundim të mbledhjes, demokratët kanë dalë me qëndrimin se opozita do të mbështesë protestën e biznesit të vogël por nuk do ta politizojë atë.

Aksioni parlamentar do të fokusohet edhe në debatet në komisionet e e Kuvendit. Në fokus të protestave do të vijojë të mbetet refuzimi i taksave.

Në mbledhjen e demokratëve  ështe diskutuar edhe per bllokimin e rrugeve, ku kryedemokrati Basha mësohet të ketë deklaruar se ka presion nga qytetarer per zhvillimin e protestave.

Edhe mazhoranca nuk do të rrijë “duarkryq”. Ministria e Financave njoftoi mbrëmjen e djeshme se Minsitri Ahmetaj do të zhvillojë një takim me gazetarë në kuadër të informimit të bizneseve që preken nga ndryshimi i pragut të TVSH.

Takimi nis në orën 10, një orë para protestës së biznesit të vogël  që do të zhvillohet të martën nga ora 11-12.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here