Pas rekomandimit,Balla: Inkurajim për arritje të mëtejshme

0
439

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave është një vlerësim, por njëkohësisht edhe inkurajim për të vazhduar më tej me zbatimin e reformave.

Taulant Balla në Facebook

Rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne e shohim këtë rekomandim si vlerësim, por edhe si inkurajim për arritje të mëtejshme. Vlërësimi i sotëm për gjithçka kemi arritur, na rrit angazhimin tonë për të forcuar më tej punën për zbatimin e reformave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here