Deputeti i PD, Balliu: Reformë në drejtësi ka vetëm nëse arrestohet Saimir Tahiri

0
635

 

Deputeti i PD-së Klevis Balliu përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ironizuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit ka zgjedhur ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ka tradhtuar Shqipërinë.

Sipas demokratit reformë në drejtësi funksionon vetëm me arrestimin e Saimir Tahirit. Mes të tjerash Balliu tha se Rama zgjodhi t’i kthejë shpinën BE-së dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.

REAGIMI I BALLIUT
EDVINOVIÇI ZGJEDH TAHIRIN
E TRADHËTON SHQIPËRINË
BE i bën presion Ramës për arrestimin e Tahirit, ndërkohë ish ministri i EDVINOVIÇIT i bën presion shefit për mos arrestimin e tij.
Rama tashmë i kapur nga bandat zgjedh të mbrojë Tahirin në kurriz të Shqipërisë pasi nuk mund të ketë anëtarësim pa reformë në drejtësi.
Reformë në drejtësi ka vetëm me arrestim e Saimir Tahirit.
Por EDVINOVIÇI zgjodhi ti kthejë shpinën BE dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.
30710330_1948548508808291_897586720107294818_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here