Friday, April 26, 2024
Home Kronika Konflikt mes kushërinjve në Shkodër, qëllohen me çifte në ajër, alarmohen banorët

Konflikt mes kushërinjve në Shkodër, qëllohen me çifte në ajër, alarmohen banorët

0
603

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Drisht të Postribës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes e djeshme dhe bëhet fjalë për një konflikt familjar.

Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë.

Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here