Lirimi i 7 kuksianëve, Basha: Drejtësi gjysmake, protesta qytetare do të vazhdojë

0
477

Drejtësi gjysmake, kështu e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër Lulzim Basha. Në një reagim në facebook, kreu i PD tha se protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë.

Reagimi i Bashës

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here