Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Prokurorja e Shkodrës Nikëhasani e cila nuk justifikoj pasurinë: Kam lënë fëmitë...

Prokurorja e Shkodrës Nikëhasani e cila nuk justifikoj pasurinë: Kam lënë fëmitë e mi të rriten vetë duke iu përkushtu punës

0
477
Para pak minutash u mor vendimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko për të shkarkuar prokuroren e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani e cila sipas trupës gjykuese nuk justifikon pasurinë.

Në kufijtë e të pabesueshmes, e revoltuar dhe e prekur, prokurorja ka dalë para gazetarëve dhe ka thënë se kurrë në jetën e saj s’e ka bërë as një shkelje. Nikëhasani madje zbuloi se i kanë vënë tritol në makinë dhe se ka shqyrtuar 43 vrasje brenda një viti në kohën kur Ina Rama ishte prokurore.

“Me 16 shtator kam fillu punë prokurore, 22 vjet jam përplas me 1 mijë kriminel. Si s’kam besim te ky proces? Duhet vettingu se na vinte zor me tregu ku punon.

ILDKPI më ka nxjerrë sic janë të gjitha letrat, ne kemi fillu në 2003-shin deklarimin, të betohem unë kam deklaru vetëm rrogën time se nuk e dinim ç’duhej deklaru. Në 2014-ën kam deklaru edhe shtëpinë. Këto thonë se ke pas atë shtëpi, po mirë shko shikoni 10 dynym tokë të bashkëshortit në fshatin Rrilë, o më gjeni ku i cova lekët ose ajo shtëpi është e imja.

E korruptuar? Me shku te zoti, ma gjeni një dosje që kam bërë një shkelje, një të vogël, unë do ndjek rrugën ligjore, është e drejta e zotit, do e apeloj. Pse s’merret dhe pastërtia e figurës, e ana profesionale. Nga e mora unë pasurinë kur s’e kam shkel njëherë të vetme ligjin?

Të isha e korruptuar isha si tanë dynjaja në Tiranë. Unë ju siguroj që s’e kam shkel me jetën time, se kështu jam brumos unë, nuk e di ca prokuroresh duhen. 43 vrasje vetëm për një vit kur ka qenë Ina Rama, kam lënë fëmitë e mi të rriten vetë duke iu përkushtu punës, jam e pastër.

Më kanë vënë tritol te makina, kam ik nga ajo shtëpi se është tremb djali, shkoni verifikoni, këta thonë ke fuoristrafë, po me cfarë të shkoj, me golf të më hedhin në mes të rrugës? Me sakrificë e kam blerë, një llogari s’e kam as unë as bashkëshorti, a është e drejtë kjo?

Pres arsyetimin se nuk e prisja. S’ma ka marrë mendja ndonjëherë se unë do shkarkohem si prokurore kur s’e kam shkel kurrë”, u shpreh Nikëhasani.

Prokurorja ka të drejtë të apelojë vendimin e shkarkimit nga KPK brenda 15 ditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here