Këshilli Kombëtar i PD, miratohet propozimi që i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit

0
565

 

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish kryetarët e Kuvendit krahas ish presidenteve, ish kryeministrave dhe ish kryetarve të PD.

Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike siç është Këshilli Kombëtar.

Propozimi ka ardhur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës. Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.

Kujtojmë se ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është një nga zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit për ta lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here