Pastrimi, neglizhohen zonat periferike, “Fusha e aviacionit” mes mbeturinave, hidhen edhe mbetje spitalore

0
578

 

Aksioni kombetar per pastrimin e territorit i nisur ne daten 16 prill, duket se edhe efektet do ti kete siperfaqesore. Ne terren, pikat me te nxehta vijoje qe te jene problematike. Tek fusha e aviacionit ne fshatin Grude te njesise Rrethina, mbeturinat dhe inertet vijojne te zaptojne kete zone. Por mes tyre gjenden edhe mbetje te rrezikshme spitalore.

 

Banoret thone se kjo situate vijon prej vitesh, here per shkak te papergjegjshmerise se institucioneve dhe here nga dora e njeriut. Firma te ndryshme pa u shqetesuar nga askush, hedhin cdo dite inerte ne kete zone, duke e bere te veshtire pastrimin. Ne hartimin e pikave per pastrim, teksa ka mbetur vetem nje dite nga perfundimi i aksionit, nuk jane vendosur zonat periferike, por puna eshte perqendruar tek zonat turistike. Duke harruar se edhe ne keto vende jetojne qytetare te bashkise Shkoder.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here