Sunday, September 8, 2024
Home Politikë Rama: Femerët që bashkohen do paguajnë zero TVSH

Rama: Femerët që bashkohen do paguajnë zero TVSH

0
579

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se fermerët që bashkohen dhe organizojnë punën së bashku do të paguajnë zero TVSH.

Deklaratën kryeministri e bëri gjatë një takimi me banorët e Lushnjes

“Kush bashkohet s’ka TVSH, zero. Kush kalon atë 5 milionshin i fillon historia e dini ju dhe pasataj i kemi familjet fermere babai ka NIPT më vete,, mamaja ka NIPT më vete, dy djemtë me NIPT më vete dhe gjyshes i japin një NIPT edhe i deklarojnë të ndara që të rrinë poshtë 50 milionshit dhe thonë ne skemi detyrime ndaj asnjë njeriu, ne jemi prodhues të vegjël.

Ndërkohë që nuk janë kaq të vegjël. Atë herë çfarë bëmë ne? Ne themi që nuk ka nevojë fare të bëni këtë gënjeshtër, që të gënjeni shtetin dhe njëri-tjetrin. 

Mjafton të bashkoheni. Dhe këtu nuk bëhet fjalë të bashkoheni siç ishin bashkimet përpara. Këtu bëhet fjalë vetëm të bashkoni mendjen dhe të organizoni punën.

Në vend se të ndarë, njëri mbjell patate, tjetri domate, luleshtrydhe, tjetri arra ndërkohë që të gjithë janë me kufizim sepse ato janë sipërfaqet, të bashkoheni dhe të thoni në gjithë këtë sipërfaqe secili tek e vetja do mbjellim këtë gjë dhe në atë moment kemi një volum prodhimin të cilin e shesim bashkë.

Nuk vjen një grosist nga Tirana ose nga Shkupi, Prishtina e të thotë sa e ke ti? Kaq, epo mirë se shkoj e marr tek komshiu yt më pak dhe ti shko hidhe në lumë nëse do. Dhe nuk bëhet gara midis prodhuesve kush e shet më shpejt dhe më lirë që ta heqë qafe prodhimin por negociohet mbi baza force.

Kemi kaq prodhim dhe kemi këtë çmim e të gjithë marrin pjesën e tyre. Nuk është negocim që të fut në histori sherri. Është thjesht bashkimi i mendjes, organizimi i përbashkët dhe sescili merr pjesën që i takon.

Dhe për të gjithë këtë zero TVSH. Kjo është masa që kemi marrë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here