Ne Muriqan me udhetaret nga Kosova, “Taksa ne rrugen e Kombit te përgjysmohet edhe per kosovaret”

0
1194

Permiresimi i motit dhe rritja e temperatures ne piken kufitare doganore te Muriqanit eshte shoqeruar me rritjen graduale te fluksit. Kjo sidomos diteve te shtuna dhe te diela, qe jane edhe dite pushimi. Mes atyre qe kalojne neper kete pike per ne Ulqin, jane edhe qytetare nga Kosova. Ata thone se udhëtimi nga Kukesi dhe deri ketu eshte i kendshem, por paralajmërimi per vendosjen e takses 5 EURO ne per Rrugen e Kombit nuk eshte pritur mire ne Kosove:

Interesant eshte fakti qe nga pasdrekja e dites se premte dhe deri te dielen ne dreke, eshte thuajse i njejte numri i shtetasve shqiptare qe kane dale dhe hyre nga kjo pike me shtetasit e huaj qe kane hyre ne Shqiperi.Keshtu nga 12.300 shtetas qe jane paraqitur ne kete pike 48 oret e fundit, 6700 jane shqiptare dhe po kaq te huaj. 4500 eshte numeri i shtetasve shqiptare qe kane udhëtuar na drejtim te Malit te Zi, dhe i njëjti  numer rezulton me   shtetas te huaj qe kane hyre ne Shqiperi. Gjithashtu,neper kete pike jane përpunuar edhe 4180 mjeteve gjate 48 oreve te fundit, nga te cilat 1850 u perkasin shtetasve shqiptare dhe 2330 shtetasve te huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here