Friday, April 19, 2024
Home Kronika Zjarr i madh në fabrikën e riciklimit në Kashar…

Zjarr i madh në fabrikën e riciklimit në Kashar…

0
580

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në zonën e Mëzesit në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen motivet e zjarrit të madh që lëshon shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.

Megjithëse pranë vatrës së zjarrit kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, situata nga zjarri vazhdon të jetë e rende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here