Leku forcoi pozitat ndaj valutave kryesore

0
614

Leku forcoi pozitat ndaj valutave kryesore euro dhe dollarë në gjysmën e dytë të vitet të kaluar, por brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.
Në terma mesatarë gjashtëmujorë, në krahasim me një vit më parë, monedha vendase është forcuar ndaj të dyja monedhave të lartpërmendura: 1.4% ndaj euros dhe 9.3% ndaj dollarit amerikan.

Për ekspertët bankar epërsia e monedhës vendase ndaj valutave, që prej fillimit të këtij viti e deri tani, ka një perceptim në rritjen e kursimeve në banka.
Sipas tyre çdo nënçmin nuk është i mirë për bankat që kanë dhënë kredi në euro, ndërsa kjo është një gjë e mirë për individet.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten një euro këmbehet për 128.8 lekë në blerje dhe 129.6 lekë në shitje. Dollari këmbehet 105.97 lekë ose 0.26 lekë më shumë se një ditë më parë.

Një rritje me 0.4 pikë ka shënuar sot edhe dollari australian, ndërsa ai kanadez është forcuar me vetëm 0.2 pikë. Franga zvicerane mbetet e fiksuar prej ditësh në nivelin e 107.3 lekëve.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here