Media gjermane: Deputetët e Merkelit refuzojnë darkën e shtruar nga Edi Rama

0
587

 

Me vendim të grupit parlamentar CDU/CSU, asnjë deputet i partisë së Merkelit nuk ishte në darkë me kryeministrin Edi Rama të martën, gjatë vizitës që zhvilloi Rama në Gjermani, raporton media gjermane ‘Der Tagesspiegel’.

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag. Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum në Tirane, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Evropën.

Vendimi i kryetarit të Grupit Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkel ishte i prerë: asnjë nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në ‘China Club’ me rastin e vizitës së kryeministrit.

Edhe përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, u shoqërua me habi dhe komente kritike. Të ftuar në darkë ishin vetëm deputetë të CDU/CSU, ndaj pas bojkotit të plotë nga ana e tyre, Rama darkoi vetëm me Fugën e Ballën në restorantin e shtrenjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here