Vettingu, shpallen vakancat për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatin teknik

0
634

Bordi i Përzgjedhjes së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit, në zbatim të ligjit.

Vendimi i parë i Bordit ishte shpallja e vendeve të lira për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik.

Afati për dorëzimin e dokumentave të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë nga shpallja.

Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here