Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Mblidhet sot Kuvendi Kombëtar i PD, kritiket braktisin Bashën…

Mblidhet sot Kuvendi Kombëtar i PD, kritiket braktisin Bashën…

0
531

PD do të zhvillojë sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Rreth 7500 delegatë nga i gjithë vendi janë thirrur për të diskutuar dhe për të votuar ndryshimët e vendosura në statutin e selisë blu.

Burimet kanë bërë të ditur se në mbledhjen që pritet të nisë rreth orës 10:00 të paradites do të mungojnë kritikët e Bashës. Ndërsa mësohet se ish-kreu i PD, Eduard Selmi do të jetë pjesë e takimit ku dhe do të mbajë qëndrimin e tij.

Në ndryshimet e statutit është vendosur që kandidatët për pushtetin vendor dhe qendror të përzgjidhen pas një konsultimi me anëtarësinë, ndërsa do të ulet ndjeshëm edhe numri i anëtarëve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Po ashtu krerët e departamenteve nuk do të jenë me anëtarë të kryesisë, një tjetër ndryshim është edhe dhënia e mandatit të anëtarit të Këshillit Kombëtar për ish-kryetarët e Kuvendit, duke përfshirë automatikisht edhe Jozefina Topallin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here