“Mbremje kulturore Shqiperi – Hollande”, Bashkepunim artistik mes “Rozafa Expression” dhe korit hollandez

0
957

 

Shoqata miqte e muzikes “Rozafa Expression” ne bashkepunim me te rinjte e korit te djemve “Oldenzaal” sollen aktivitetin artistik “Mbremje kulturore Shqiperi – Hollande”.

Te pranishmit shijuan interpretimin brilant te disa prej kryeveprave boterore nga te rinjte e talentuar te Shkodres por edhe atyre te ardhur nga Hollanda te cilet udhehiqeshin nga mjeshtrat profesor Zef Çoba dhe Mariette Effing.

Bashkepunimi me shqiperine eshte nje eksperience shume e bukur thote mjeshterja e korit hollandez ndersa vlereson muziken shqiptare e vecanarisht ate tradicionalen. 

Eshte shume i rendesishem nje bashkepunim i tille. Eshte koncerti yne i pare ne Shqiperi dhe djemt po njihen me muziken tuaj te bukur. Une shoh shume progres ne Shqiperi jo vetem ne anen kulturore por edhe ne imazh dhe infrastrukture.  Kenget shqiptare jane shume te bukura sidomos ato tradicionale dhe folku dhe keto ishin dicka e vecante dhe e re  per ne.  

 Nje eksperience shume pozitive ishte edhe per te rinjte shkodrane..

Nje nga momentet me te vecanta te mbremjes ishte performanca e perbashket e dy koreve me “Ave Maria” apo interpretimi i kengeve tradicionale shkodrane  “Si bylbylat ne prandvere” dhe “Ne koh’ te mbramjes ne prandvere”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here