Banoret ankohen për unazën ! “Po na detyrojnë te ndërtojmë postbllok për te penguar automjetet”

0
658

U projektua si unaze e qytetit te Laçit te Vau Dejës dy vjet me pare, por me përjashtim te ngritjes se trasesë, gjithçka ka mbetur pezull. Ajo shërbeu edhe për qarkullimin e automjeteve për periudhën qe u punuar ne ndërtimin e pedonales ne qendër te qytetit, qarkullim qe vazhdon edhe ne ditët e sotme. Tashme traseja e unazës është kthyer ne shqetësim për banoret e lagjes pranë saj, te cilët ankohet për pluhurin qe përhapet dhe zhurmat e automjeteve.

Ndërsa një tjetër banor, Ndue Deda, thotë se një pjese e trasesë se kësaj unaze kalon mbi token e tij, por akoma nuk ia kane shpronësuar:

Rruga e përshtatur për unaze ne qytetin e Laçit, Vau Dejës, fillon nga hyrja e hidrocentralit dhe zgjatet ne drejtim te bashkisë, jo me e gjate se 800 metra. Bashkia Vau Dejës është ne pritje te fondit për asfaltimin e saj, ndërkohë qe qytetaret janë mërzite me ketë pritje dy vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here