Basha:Në maj publikohen skandale që trondisin qeverinë Rama…

0
489

Në muajin maj do të publikohet një skandal që do të trondisë ekzistencën e qeverisë Rama. Paralajmërimi është bërë nga kreu demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar demokrat.

Por kreu demokrat nuk ka dhënë të tjera hollësi lidhur me këtë skandal, emrat që janë të përfshirë apo çështjen.

Ndërsa grupi parlamentar do të vijojë me një qëndrim të kushtëzuar në raport me Kuvendin, ku deputetët e opozitës nuk do të jenë pjesë e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare të përhershme, Basha  mësohet të jetë shprehur se mazhoranca nuk mund të mbajë më të fshehur zullumin  dhe keqqeverisjen 5 vjeçare, por  nuk ka dhënë informacion se me kë lidhen këto afera të pretenduara.

“Do të publikohet një skandal i përmasave të mëdha që vë trondit qeverinë”, mësohet të jetë shprehur Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here