Boshatisen gjykatat, frikë nga Vetingu…

0
632
Vettingu po vë seriozisht në vështirësi sistemin gjyqësor. Ka shkuar në 7 numri i gjyqtarëve që me shumë gjasa do të largohen përmes dorëheqjes ose shkarkimit.

3 gjyqtarë kanë kërkuar largimin nga sistemi për shkak të arsyeve shëndetësore, ndërkohë që për 4 të tjerë është kërkuar shkarkimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Specifikisht, kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje Brunilda Kasmi, Gjyqtare në Gjykatën Civile të Tiranës, Merita Xhani, Gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, dhe Nazmie Pengili, Gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Kjo e fundit e ka bazuar kërkesën për dorëheqje te mbushja e moshës së pensionit,  duke qenë se më datë 10 prill i ka përfunduar mandati i magjistratit.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i lartë i Drejtësisë shkarkimin e 4 gjyqtarëve për shkelje në ushtrimin e detyrës. Ata janë Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima. Vendimi për këta gjyqtarë pritet të merret më 7 maj, kur do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, raporton scan.

Me këto ritme largimesh, Sistemi i Drejtësisë po i afrohet krizës së thellë, duke parë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më, Gjykata e Lartë është në prag kolapsi, ndërkohë që organet e reja të drejtësisë vështirë se do mund të plotësohen me kandidatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here