Manjani: Policët po vettohen për rrogën, kompanive që nuk dihet nga vijnë, nuk u hyn gjëmb në këmbë

0
586
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale që Shiqipëria e ka të domosdoshme bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore.

Duke ju referuar një vendimi të qeverisë britanike ai shkruan se herët a vonë ‘ofshorsat’ qëe janë ose do të jenë këtu do të duhte të zbardhin letrta , jo me dhëmbët.

Ja shënimi i plotë i ish ministrit Manjani në Facebook.

Britania vendosi të bëjë transparencën e kompanive offshore! Gjermanët e hodhën të parët këtë ide.

Shqipëria jonë e ka domosdoshmëri bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore!!!

Kam 2 vite që e them, kërkoj dhe propozoj këtë gjë!

Herët a vonë “offshorsat”, që janë ose do jenë këtu do të duhet të zbardhin letrat, jo më dhëmbët!

Nuk ka kuptim që një polic hallexhi të vettohet për rrogën që ka marrë, ndërsa një bisnes që sdihet nga vjen, të mos i hyjë gjëmb në këmbë. Megjithse ngul gjêmba në treg…

Transparenca është baza e besueshmërisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here