Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu përgjigj shkurt akuzave të Saimir Tahirit, duke thënë se i qëndron atyre që ka thënë më parë. Ndërsa shumica e deputetëve të tjerë u rezervuan në komentet për dorëheqjen e tij.
Fatmir Xhafaj: Nuk kam koment sot dhe nuk i heq asgjë atyre që kam thënë deri më sot.
Klodiana Spahiu: Shpresoj që të jetë vendimi më i drejtë që ka marrë ai vetë për të qenë përpara drejtësisë
Arben Ahmetaj: Jeni mirë ju, cpunë keni me Saimir Tahirin?! Saimir është në botë të vet.
Tom Doshi: Keni lajme boll ca doni prej meje. Unë nuk jam në parti me të
Xhemal Qefalia: Ishte një veprim personal i tij dhe fakti që ka dhënë dorëheqjen ai beson tek drejtësia
Erjon Braçe: Po pres të dorëhiqet Lulzim Basha, Sali Berisha dhe banda e tij që me thënë drejtën ka kryer krime të përbindshme.
Ulsi Manja: Dorëheqja është akt individual