I kërkuar në Itali, 24 vjeçarit i sekuestrohet Benzi 20 mijë eurosh

0
744

Një automjet me vlerën e 20 mijë eurove është sekuestruar nga policia e Dibrës, ndërsa pronari i mjetit shtetasi Florjan Zeqja, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane më 25 prill.

Policia lokale sqaron se 24 vjeçar, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve,  ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS”  me targa  AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur”, sqaron policia.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka ky shtetas  ose që mund ti ketë fshehur.

Materialet procedurale do t’i referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën  penale “Pastrim produktesh të veprës penale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here