Friday, May 3, 2024
Home Aktualitet Imam Ali: Komuniteti Mysliman është kthyer në diktaturë

Imam Ali: Komuniteti Mysliman është kthyer në diktaturë

0
802

I ftuar në emisionin “Arena” imami Armand Ali duke hedhur akuza të forta ndaj Komunitetit Musliman të Shqipërisë ka shtuar se ky komunitet është i gjithi gylenist, dhe në zyrat e KMSH punojnë vetëm gylenistët.

“Aktualisht të gjithë zyrat e Komunitetit Musliman të Shqipërisë janë pushtuar nga i pari tek i fundit, ndoshta deri tek pastrueset e banjave, vetëm nga gylenistët. Ata kanë hedhur rrënjët pak nga pak me mbështetjen e qeverive të ndryshme ndër vite  dhe kanë arritur deri këtu ku janë sot. Para pak muajsh janë bërë disa spastrime, dhe dikush që nuk ka ecur në linjën e tyre është përjashtuar”,-tha Armand Ali.

Më tej ai shtoi se KMSH është kthyer në një diktaturë.

“Komunitetin Musliman Shqiptar e kanë kthyer në diktaturë. Zgjidhet kryetari, kryetari zgjedh kryesinë, kryesia emëron myftitë  do, aty ku ka ndonjë myfti  që nuk e heq dot që ka mbështetjen e popullit,   i vënë një person tjetër që nuk ka lidhje me atë myfteni “-tha imam Ali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here