Kokainë nga Kolumbia, media spanjolle: Si funksionon mafia shqiptare, provat e vështira për të fituar besnikërinë

0
524

 

“Për atë që tashmë njihet si rasti i ri “NarcoJet”, kokaina e kapur në Spanjë që erdhi nga Kolumbia, nxorri zbuluar një klient të ri të trafikantëve të drogës, shqiptarët,” kështu e nisin një artikull mediat spanjolle.

Goditja e mafias shqiptare në Madrid ku u sekuestruan 1 ton drogë dhe u arrestuan dy shqiptarë, ka bërë që edhe një herë autoritetet ndërkombëtare të kthejnë vëmendjen nga Shqipëria.

Radio spanjolle “Caracol” shkruan se mafia shqiptare ka një rol të rëndësishëm sa i përket trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe lidhjeve të saj me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Shqiptarët shfrytëzojnë Spanjën si portë hyrëse e kokainës në Europë, shkruhet në artikull.

caracol

“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.

Në raport tregohet se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë dhe provat e vështira për besnikërinë.

Anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash, shkruan Caracol.

“Organizata te tilla kriminale që vijne nga vendet e Evropës Lindore karakterizohen nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here