Shkolla “Zef Jubani” pa banjo ne shkolle, qe prej ndertimit ne 1997 shkolla ka patur banjot ne oborr

0
1288

 

Projekti i ndertimit te shkolles 9-vjecare “Zef Jubani” ne njesine  Gur I zi ne vitin 1997 ka qene i cuditshem.Hartuesit e kesaj shkolle, kane vendosur qe banjot t’i lene jashte shkolles, pavarsisht se aty do te mesonin nxenes qe ne klasen e pare. E njejta histori vijon edhe sot pas 2 dekadash. Ishin ankesat e prinderve ne emisjonin “Start” te tv1 channel, te cilet bene qe ne ti drejtohemi ketij fshati.  Banjot jane ne oborr te shkolles.

Drejtori I shkolles Genti Pjetri, tregon se bashkia Shkoder ka bere te mundur hidro-izolimin e ambjenteve te brendshme, por pjesa e banjove ka mbetur e njejte, pavaresisht shkresave qe jane drejtuar njesise administrative Gur I zi. Per administratorin e kesaj njesie, nderhyrja per banjot eshte e pamundur, pasi qe ne nisje shkolla ka patur kete projekt. Kjo nuk eshte hera e pare qe projektet ne institucione shkollore kane mangesi, por qe te mos kene banjo, kjo eshte e papranueshme. Sikur te mos mjaftoje kjo ,ne fshatin Juban nuk ka as uje te pijshem, e te ndodhur ne keto kushte, ndoshta duhet pare si alternative me e favorshme, pozicioni I banjove jashte ambjenteve shkollore. Por problem krijohet gjate dimrit, atehere kur ne shi dhe debore, nxenesit duhet te lene ambjentet e shkolles, per nevojat e tyre personale. Pritet per tu pare nese bashkia Shkoder do te krijoje hapsire per ndertimin e banjove, brenda shkolles.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here