Vdes tragjikisht 57 vjeçari A. Hiluku, bie nga kati i peste i pallatit, te paqarta shkaqet e ngjarjes

0
2025

 

Albin Hiluku 57 vjeç gjeti vdekjen mesditën e së enjtes në mënyrë tragjike në qytetin e Shkodres. Ai ka qënë në ballkonin e banesës së tij, në katin e pestë të një pallati në zonën e njohur si “Sahati”, kur ka humbur kontrollin duke përfunduar i pajetë në katin e parë. Ka qënë e kotë dhenia e ndihmës së parë për këtë shtetas, pasi renia ka rezultuar fatale për të. Menjehëre në vendngjarje mbërriti autoambulanca dhe forcat e policisë të cilat sëbashku me grupin hetimor, nisën punën për zbardhjen e kësaj ngjarje. Sipas të dhënave të para mësohet se 57 vjeçari ka qënë i vetëm në banesë, në momentin e ngjarjes së rëndë, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e çiftit ndodheshin në punë dhe shkollë.

Me të mësuar lajmin, bashkëshortja ka mbërritur me urgjencë në banesë, ku ka parë trupin e pajetë të burrit. Policia do të bëjë marrjen në pyetje të familjareve, për të kuptuar nëse ngjarja ka qënë aksidentale, apo shtetasi në fjalë ka patur kohët e fundit probleme që mund ta kenë shtyre drejt marrjes së një vendimi fatal për jetën e tij. Mësohet se Albin Hiluku ishte pronar i një pikë këmbimi valutor në qender të Shkodres, ku punonte me bashkeshorten e tij. Në aktivitetin që ushtronte prej vitesh ai nuk ka patur probleme bëjnë me dije burime policore, megjithatë mbetet për tu hetuar rasti në fjalë, i kësaj ngjarje të rëndë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here