Washington Post, Associated Press japin lajmin e Saimir Tahirit

0
617

Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjioze si The Washington Post, The New York Times, Associated Press por edhe Daily Mail kanë raportuar se Tahiri është tërhequr nga posti i tij, që autoritetet përkatëse të hetojnë përfshirjen e tij të pretenduar në një rrjet për trafikimin e drogës.

Mediat citojnë zotin Tahiri i cili u shpreh se heqja dorë nga mandati i shërben pjesërisht edhe vijimësisë të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, teksa vendi pret aprovimin e Këshillit Europian për të filluar negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në muajin qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here