Tuesday, May 7, 2024
Home Aktualitet Hoxha i kërkon Vlahutin rikthimin e dënimit me vdekje, Ambasadorja: Nuk pranohet...

Hoxha i kërkon Vlahutin rikthimin e dënimit me vdekje, Ambasadorja: Nuk pranohet nga BE

0
585

Duke shfrytëzuar praninë e Ambasadores së BE, në Forumin Qytetar për Sigurinë në Lezhë, një përfaqësues i komunitetit mysliman i adresoi një sugjerim Vlahutin lidhur me dënimin me vdekje.

Referuar grabitjes së fundit në Kamëz ku mbeti i vrarë pronari i një marketi, hoxha tha se Shqipëria e ka të domosdoshme rikthimin e dënimit me vdekje. Por këtë, ai kërkoi një dritë jeshile nga Ambasadorja që kjo nuk do të bëhet pengesë për integrimin në BE.

Në përgjigje, Ambasadorja ishte e prerë kur tha se “jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur dhe dënimi me vdekje është diçka që nuk pranohet nga BE”.

Hoxha: Duke përfituar nga rasti që kemi dhe Vlahutin sot dua ti jap një sugjerim mjaft të rëndësishëm lidhur me integrimin e Shqipërisë. Sa i takon dënimit me vdekje, akoma e ndjej atë dhimbjen e familjes Buci në Kamëz dhe dhimbjen e babait të atij djalit që u bë vrasës. Shqipëria është një rast i veçantë dhe në komunitetin europian duhet të pranohet si rast i veçantë, duke bërë këtë lëshim. Nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhë dhe shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin prej më shumë se dy dekadash, këtë kisha unë si sugjerim. Nëse ju jepni dritën jeshile, ne si komunitet mysliman dhe OJQ-të do të lobojmë tek parlamenti që kjo të kalojë. Por nëse jepet drita jeshile prej jush.

Romana Vlahutin: Ky është një sugjerim që bëhet por duhet të dini se ka disa vlera themelore që do të thotë, jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës për të cilin ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë.Është diçka për të cilin ne po punojmë fort që ju ta shihni se është i pranishëm, që ju ti besoni këtij shteti të së drejtës por në asnjë mënyrë nuk ka asnjë rast  “sui generis” që të mund të pranohet dhe dënimi me vdekje është diçka që nuk pranohet nga BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here